Arrestohet Arsen Muskurti, vrau vëllanë dhe kunatën në mes të Tiranës

Shares

Është arrestuar nga forcat speciale Arsen Muskurti, personi që vrau sot të vëllanë dhe kunatën pas një situatë konflikti ende të paqartë.

Muskurti është një biznesmen i njohur në Tiranë, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’.

Muskurti u arrestua në rrugën “5 maji” dhe se ai e ka hedhur armën e krimit.  Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë.

Konflikti mes 2 vëllezërve duke se ka nisur prej kohësh. Disa statuse në rrjetin social në facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.

“Ata po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte.

Arrestimin e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...