KLODIAN TOMORRI/ Sa e mban tregu dhe sa e mban qeveria çmimin e naftës, vjedhja që vjen nga Bordi

Shares

Kjo foto eshte nje kryeveper

E bere para 2 oresh afer Lezhes. Majtas, me te verdhe me cmimin 236 leke per liter eshte tregu. Djathtas me cmimin 248 leke per liter eshte bordi i qeverise.

Bordi i qeverise u ngrit per te mbrojtur qytetaret nga spekulantet e tregut. Dmth bordi, qe cakton cmimin 248 leke per liter u ngrit per te mbrojtur qytetaret nga ky spekulanti majtas, qe po e shet me 236 leke per liter.

Ja keshtu i mbron qeveria gjithmone qytetaret. Ne 9 vjet keshtu na ka mbrojtur. Ne dysh dmth.

Ah dhe nje gje. Te premten qe shkoi kishte nje plan qe bordi te mblidhej serish. Me formulen e bordit cmimi dilte 260 leke per liter. Por doli Berisha i shkundi paradite dhe nuk ja u mbajti. Shikoni Plattsin.

Cmimi 248 leke per liter eshte fiksuar ne daten 1 qershor. Plattsi u mbyll me 1270 dollare toni. Te premten shkoi 1320 dollare. E kishin gati shkopin prape keta. Por u doli situata nga duart sepse shume pika filluan te dezertonin nga karteli. (Marrë bga faqja e tij në Facebook)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...