Berisha: Do ndihesha komod nëse Basha do kandidonte përballë meje

Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha tha në syri tv në emisionin Cim Peka live se ishte totalisht dakord që Lulzim Basha të kandidonte në zgjedhjet për kreun e PD-së që pritet të mbahen dhe se ndihej komod përballë me të.

Pyetje: Do ndiheshit jo-komod nëse përballë jush për kreun e PD kandidon edhe Basha?

Sali Berisha: Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë, e kam thënë. Unë atë që e them, i bindur të jesh që mbahen. E kam thënë me kohë që Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe për kryetarin e partisë Demorkatike dhe do ndihesha komod nëse ai kandidonte.

Në vijim Berisha tha se po të bëhej një krahasim mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës sa i takon vjedhjeve në buxhetin e shtetit, atëherë ky i fundit do të bënte që Nano të dukej si “hajdut xhepash”.

Pyetje: A i keni rënë në qafë Fatos Nanos krahasuar me Edi Ramën sa itakon vjedhjeve të kryera?

Berisha: Ai del hajdut xhepash po ta krahasosh me Ramën. Edi Rama është i tmerrshëm për këtë punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...