Percillet 30 vjeçarja që u qëllua me thika nga vjehrri, dhëndrri zgjedh funeralin e babait

Shares

Merushe Hazizi, 30-vjeçarja vrarë një ditë më parë nga vjehrri i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj.

Varrimet janë bërë të ndarë por djali ka zgjedhur ceremoninë për babain babanë ndonëse ky i fundit nuk e pranonte lidhjen e tij me Merushen.

Fqinjët e Merushe Hazizit në shtëpinë e babait të saj ishin në dijeni të situatës që po kalonte 30 vjeçarja e cila nuk pranohej nga vjehrri për nusen e djalit për shkak se ajo kishte qenë e martuar më parë dhe ishte nënë e 3 fëmijëve me burrin e parë. Një prej tyre thotë se ish burri e kishte kërkuar 3 herë Merushen pasi ishin ndarë por kjo nuk kishte pranuar të kthehej.

“E kemi komshi. Ajo goca ishte me 3 fëmijë, la burrin dhe u lidh me këtë djalin këtu, kurse vjehrri nuk e donte nuse për djalin. Unë e njoh për vajzë të mirë atë, ishte punëtore. Problemi ishte që vjerrin nuk e donte përse la nusen e parë dhe djalin 10-vjeç dhe mori këtë. Ish-burri ishte njeri i mirë, ai erdhi 3 herë e kërkoi këtu dhe këta nuk e pranonin. E di që me atë të parin u nda dhe nuk donte të vinte më tek ai dhe u lidh me këtë djalin. Ky ishte i martuar me një grua nga Goriçani dhe pastaj e la”, tha fqinja për mediat lokale.

Ngjarja makabre ndodhi një ditë më parë. Hazizi kishte pasur një lidhje tjetër martesore më parë dhe kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha. Ky i fundit pasi kreu krimin, u vetëvar në një pemë që ndodhej në pjesën e pasme të shtëpisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...