Berisha, takim me zyrtarë të lartë të partive shqiptare në Mal të Zi

Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i LidhjesDemokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë takim, ata e falenderuan zotin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Z. Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.

Berisha theksoi në takim se, pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi, mbasi pavarësia e Malit të Zi, në të cilën ju patët një rol thelbësor, ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për këtë vend por për të gjithë rajonin. Ato, kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.

Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen mëmiqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi qëtë vojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti më i sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike.

Përfaqësuesit e forcave politike të Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve nëMal të Zi.

Takimi ishte i hapur dhe në mirëkuptim të plotë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...