Vazhdojnë takimet e kandidatit te koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ne Lushnje Z.Elton Bano ne njesite administrative Kolonjë e Bubullimë. Kudo ku shkojmë e takojme qytetarë te trevës së Myzeqesë dëgjojmë zhgënjim jo vetëm për punët e dobëta te Bashkisë Lushnje te lënë në harresë, por dhe politikat qeverisjes aktuale qe po e rrënon fermerin cdo dite..
Çmimet e larta të imputeve bujqësore, tregu i pafavorshëm per produktet fruta-perime po con ne falimentimin e bujqësisë. Çdo ditë të rinjtë i largohen vendit sepse u mungon shpresa .
Zhgënjimi në sytë e bashkëqytetarëve të mi është shtysa dhe motivacioni kryesor që të realizojmë me sukses të gjitha pikat e programit tonë.
Zhvillimi i bujqësisë dhe zonave rurale.
Investime në infrastrukturë dhe ndriçim.
Mbështetje për të gjithë qytetarët pa dallime politike.
Jam i vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhura problemeve të grumbulluara prej katër vitesh.
Bashkë mund ta bëjmë ndryshimin. Bashkë për Lushnje kanë qënë fjalët e z. Bano përpara të pranishmëve..
Në këto takime kandidati eshte shoqëruar nga deputeti Luan Barçi..


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













