Deklarata e Bashës: Rama po përgadit një arrestim për inceneratorin e Tiranës të shpëtojë vet

Shares

kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se Rama po përgadit një tjetër arrestim për inceneratorin e Tiranës, në një kpnferencë shtypi.

Basha:

A mund t’i kryente një qeveri 17 procedura në 24 orë pa miratimin e Edi Ramës, siç u bë për inceneratorin e Elbasanit?

SPAK duhet të veprojë sot me arrëstimet e përgjegjesve, mos të presë që Rama ti shkarkojë ministrat e më pas ti arrestojë.

Edi Rama ka bërë gati kurbanin e rradhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtojë vetë. Por s’ka shqiptar që nuk e di që një skeme e tillë korruptive, nuk bëhej pa miratimin e Edi Ramës.

Besoj e kuptoni se pse me milionat e parave tuaja u kanë mbyllur gojën mediave që të mos publikojnë denincimet tona dhe të vertetën që tashmë është e qartë si drita e diellit.

Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte.

Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...