Berisha prezanton në Dibër Premtim Kryemadhin: Në këto zgjedhje përballem me narkoshtetin, pse nuk pranova projektin e Skavicës kur isha kryeministër

Shares

Ish kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalë sot në Dibër në prezantimin e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Premtim Kryemadhi.

“Kam nder të madh që jam sot ketu për të paraqitur njërin nga bijtë tuaj, mësuasin e fëmijëve tuaj, zyrtarin e dnershëm, Premtim Kryemadhin, i cili mishëron krenarisht virtytet tuaja, ndershmërine dhe dashurin e pakufij për ju dhe Dibrën. Të dashur miq në këto zgjedhje përballja është e madhe, me të vertët përballet e shkuara ,përballet shteti i bazuar ne mafia dhe droge, përballet narkoshteti që nuk njeh dhe s’respekton votën. Përballet arroganca e një njeriu që ka trasheguar psikologjinë më të keqe të eterve të tij”, tha Berisha.

Në vijim Berisha komentoi projektin e Skavicës duke qënë kritik me të.

”Po as Dibra nuk është përjashtuar, do të zhvendosë fshatra, shkolla, varreza. Të varrosë historinë e madhe të Dibrës! Nuk përmbytet kurrë Dibra! Në vitin 2005 Nano kishte firmosur me një kompani të madhe italiane, kontratën për ndërtimin e Skavicës, erdhi kompania dhe I thashë nuk e pranoj.

Nuk pranoja dot përmbytjen e tokave të Dibrës, por italiani ishte serioz dhe megjithëse kishte bërë kontratën me kryeministrin, më dha të drejtë.

Hajde të shtojmë prodhimin me burime të tjera. Kandidati i Ramës të dalë e të japë llogari njëherë”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...