KLP paditet për emërimet e prokurorëve në SPAK, ende asnjë fjalë për padinë e Sonila Muhametaj

Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej dy ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë më lidhje me padinë që ka bërë një prokurore në Gjykatën Administrative duke vënë në dyshim të thellë se si KLP i zgjedh përmes trukimit politik, prokurorët e SPAK.

Sonila Muhametaj, prokurore e Krimeve të Rënda, paditi në gjykatën administrative një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara për emërimin në SPAK.

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja  duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë  të KLP sipas paditëses gjenden  në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK, raportonte një ditë më parë top channel.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin, prokurorin Alfred Shehaj, sipas padisë së prokurores  KLP nuk u thellua  dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Madje prokurorja akuzon KLD-në se ka shpërdoruar detyrën. Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.

Alfred Shehaj gënjeu sy publikut në lidhje me gjetjet në vendin e krimit të materialeve zgjedhore në një ngjarje me një viktimë gjatë fushatës zgjedhore. Gënjeshtra favorizoi PS në zgjedhje, ndërsa pas zgjedhjeve Shehaj deklaroi të kundërtën. Për këtë shërbim ndaj partisë, KLP e emëroi prokuror të Sarandës dhe më pas e kualifikoi për në SPAK.

Vetë KLP ka si kryetar një person që i ka mbaruar mandati ndërkohë që edhe vetë KLP i mbaron mandati këtë pranverë.

KLP është akuzuar shpesh për emërime të lidhura politikisht dhe mungesë transparence. Kryetari i tij, Gent Ibrahimi u akuzua nga opozita si i lidhur me qeverinë dhe ndërkaq u zgjodh në atë detyrë në konflikt interesi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...