Lulzim Basha deklaroi sot se ai është kundër projektit të Durrësit në përpjekje të zbehë zërat që e lidhën atë me këtë projekt të Ramës pasi qeveria nxori letrat e kompanive të kontraktuara përmes një medie.
“Ta dëgjojnë oligarkët që natën ushqejnë foltoren e ditën Edi Ramën, jemi kundër preojektit fantazëm të Portit të Durrësit”, tha Basha sot gjatë një takimi me mbështetës të tij.
Deklarata e Bashës:
PD dhe ne kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit që deri tani është një projekt fantazëm i Edi Ramës. Ndaj i them Edi Ranës mos të bëjë asnjë milimetër përpara, zhvillimi nuk bëhet pas kulisave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë Rama që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












