Basha në Durrës, demokratët e presin me protesta, policia vendoset në mbrojtje

Shares

Lulzim Basha ka mbërritur në Durrës për një takim me mbështetës të tij ndërkohë që një grup demokratësh e kanë pritur me protestë.

Ata me pankarta kundër Bashës, u mblodhën para pallatit të Kulturës ku pati tension edhe shkëmbim fyerjesh mes palëve.

Efektivë të shumtë të forcave të policisë janë rreshtuar mes tyre për të shmangur përleshjen fizike.

Luan Hoti ka konfirmuar se do të jetë një nga emrat që do kandidojë nën siglën e PD-së, mbështetëse të Bashës, për drejtimin e bashkisë së Durrësit. Ndërkohë që Ardi Muka ka konfirmuar se do të jetë po në siglën e PD-së që mbështetet nga ish-kryeministri Sali Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...