Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike të Degës 5 publikuan nga selia blu fakte të reja që sipas tyre provojnë mashtrimin publikisht me emrat e delegatëve në Kuvendin e 18 Dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha. Emra të listuar si delegatë në kuvendin e 18 dhjetorit deklaruan se nuk kanë qënë atje.
“Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se nuk kanë qenë në kuvendin e Bashës, por kanë qenë duke votuar në referendumin e 18 dhjetorit. Po marrim hapat ligjorë për ata që guxojnë të dëmtojnë PD”, tha kryetarja e grupseksionit në njësinë 5, Enkelefa Çela.
Përfaqësuesit e Degës 5 thonë se në vend të demokratëve në Kuvendin e thirrur nga Basha në 18 Dhjetor kanë votuar anëtarë të Partisë Socialiste, pasi një pjesë e emrave të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe deputetja Greta Bardeli kanë qenë në emigracion. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











