Erion Veliaj ua ka mbyllur gojën të gjithëve. Basha, takim në lagjen 8, asnjë fjalë për banorët e ‘5 Majit’

Shares

Lulzim Basha ka qënë sot në njësinë nr 8 në Tiranë më takim me një grup mbështetësish në këtë lagje. Ai ka folir për gati një orë për të gjitha hallet e tij në PD dhe sulmet w Rithemelimit ndaj tij.

Por nuk ka thënë asnjë fjalë për banorët e 5 majit që zemëruan gjithë shqiptarët përveç elitës politike të Tiranës.

Njësia ku ishte Basha është kufi me 5 majin dhe për më tepër ka qënë kryetar bashkie për 4 vite në Tiranë.

Erion Veliaj ua ka mbyllur gojën të gjithëve. 9 projektet e zbvillimit në Tiranë janë ‘inceneratori’ tjetër i Tiranës, edhe më i madh që djeg disa mijëra banorë të Tiranës. Basha nuk flet për ta sepse ‘rojet’ e tij kanë marrë pjesën. Edhe për inceneratoeët foli pasi LSI dorëzoi dosjen në SPAK.

“Nuk do ta lëmë Shqipërinë në natën e tejzgjatur të tranzicionit, por së bashku do të ecim drejt një drite të re dhe agimi të ri shpresash i cili më shumë se kurrë do t’i gëzojë prindërit shqiptarë sepse do t’ju kushtohet fëmijëve të tyre, brezit të ri.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë! Dhe ne jemi të vendosur që këto mundësi mos t’i gëzojë një grusht njerëzish dhe fëmijët e tyre, por të gjithë shqipatarët dhe fëmijët e tyre. Kjo është esenca e misionit tonë, kjo është esenca e asaj që kemi thënë “ Zgjedhim të Ardhmen” të lëmë mbrapa hijet e të shkuarës, të lëmë mbrapa simbolet e korrupsionit, të lëmë mbrapa praktikën e aliazhit politikë-krim-oligarki dhe të ecim përpara siç na takon ne demokratëve drejt një Shqipërie normale, me politikanë normal, me integritet, të aftë për të marrë me vete shumicën e shqiptarëve në rrugëtimin tonë drejt një Shqipërie ndryshe, ndryshe në kuptimin e shpresave dhe ëndrave të të gjithë prindërve dhe të gjitha familjeve shqiptare për fëmijët e tyre”, tha Basha në një kafe të lagjes 8. Por ata të ‘5 majit’ nuk janë kontigjent i bëmëndjes së opozitës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...