Temperaturat në Shqipëri do të ulen edhe në minimumet historike. Gjatë ditës së nesërme dhe të hënën në vende si Bulqiza apo Librazhdi temperaturat do të shkojnë në -20 deri -23 gradë Celsius.
Ndërkohë, gjatë të dielës,të hënë dhe të martës, edhe Tirana do të përballet me temperature ekstreme si -5 deri -6 gradë Celsius.
Në këto kushte, autoritetet shtetërore kanë kërkuar nga qytetarët që të marrin masa sa i përket qarkullimit me kujdes dhe me zinxhirë në rrugë; të mos lëvizin pa patur një arsye të fortë; të kujdesen që të mos ngrijë tubacioni i ujit të pijshëm, etj. Sa i përket makinave, kërkohet kontrolli i antifrizës si edhe i gomave për të lëvizur sa më sigurt në rrugë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












