Berisha në Mirditë: Edi Rama ka pushtet më shumë se sa Ramiz Alia në 1991, e korruptoi edhe opozitën

Shares

Nis foltorja e ish kryeministrit Sali Berisha në Mirditë ndërsa ai ëahtë pritur me ovacione nga demokratët.

Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 përqind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 përqind më i madh se ai i diktatorit komunist. Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri.

Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim. Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022. Ai nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor”, tha Berisha.

Në vijim Berisha foli për vizitën e Erdogan në Shqipëri.
“Erdogan pasi kërcënon qytetarët shqiptar për FETO, thotë në vllazërinë ka rregulla. Ne e kemi pranuar Islamin, por islamin europian, se po qe për vllazëri kemi katolikët dhe ortodoksit e Lezhës dhe Mirditës. Ne nuk kemi vllazëri me Erdogan, por miqësi”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...