Orjela Nebijaj ka rrëfyer sipas saj atë çfarë ndjeu me 8 janar, gjatë protestës së demokratëve para selisë për largimin e Bashës.
Ajo nuk është parë ndonjë herë të lavdërojë Berishën dhe as ka qënë në strukturat e PD kur Berisha ishte kryeministër i saj.
Erdhi në PD si zëdhënëse ndërkohë që më herët punonte në zyrë marketingu dhe komunikimi të një kompanie e lidhir mw familjarë të Bashës.
Askush nuk do priste qetësi prej saj kur të vinte puna të mbronte Bashën përballë të tjerëve, pasi arsyeja e saj në PD është Basha.
Por krahasuar me ata që të qorronin sytë të thoje diçka për Berishën dhe sot e dje kanë postuar ‘kujtime’ të neveritshme kundër PD, Berishës dhe demokratëve, deklarata e Nebijaj është plot përmbajtje, bile ka edhe pak përpjekje për realizëm.
Më poshtë janë deklaratat e Nebijaj dhe atyre që të qorronin për Berishën:
Ornela Nebijaj:
“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.”
Shefi i administratës së PD: Albert Avdyli
Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.
E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.
Ish deputeti Endri Hasa:
Do te ishte e veshtire per mua por edhe per te gjithe koleget te perballeshim me vendime per perjashtimin apo pezullimin e funksionareve apo ish-funksionareve qe kane mbajtur detyra te rendesishme ne kete parti. Por pas 8 Janarit, s’mund te fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund te jemi perbashkues me ata qe te fusin shkopinj nen rrota. Ata kane sot per qellim vetem qe te pengojne axhenden tone politike kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen per te na vrare, dhe ne vazhdojme te diskutojme per tu ulur me te njejten tryeze dhe per te ndare vendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet te jene ketu. Ata erdhen te organizuar per te dhunuar dhe per te vrare, ne te mendohemi? Nuk behet politike me dhunen, me 8 janar mjetet politike mbaruan! Ne 8 janar ishte vetem nje turme banditesh qe erdhi per te dhunuar. PD eshte parti perendimore dhe ne duhet te distancohemi perfundimisht nga te gjithe ata qe nuk e perfaqesojne kete. E kam thene qe ne mbledhjet e shkuara, qe gjerat nuk zgjidhen duke i ardhur gjese anash e anash, kur gjeja duhet zgjidhur ne kohe. Italianet thone “duhet keputur koka e demit, po nuk ia keputem koken demit, do te kemi pasoja te tjera”. Une smund te pajtohem me njerez qe nxiten dhe frymezuan dhune ne 8 janar! Ata nuk jane kurrsesi demokrat, rruga jone me ta eshte ndare njehere e pergjithmone. Nese kjo eshte partia e tyre, kjo nuk eshte partia ime. Kush ka hyre ne oborr ne krah te atyre qe mbanin hunj dhe leva ka damken e kriminelit, jo te demokratit. Vendimet sot duhet te jene shume te forta. As Edi Rama ska arritur te shkoje deri ketu. Kush erdhi per gjak, nuk mund te kete vend ne kete parti, sot dhe kurre. Pjesë nga fjala ime në mbledhjen e Kryesisë 10 Janar 2022!
Kreshnik Çollaku, deputet
“Qe nga fillimi i kesaj krize ne pd jam perpjekur me cdo forme per te shmangur percarjen e ndarjen. Brenda vetes shpresoja ,por po ashtu brenda vetes kisha percaktuar nje vije te kuqe. Vija e kuqe do te ishte perdorimi i dhunes fizike.
Ajo qe ndodhi ne 8 janar ishte kalimi i kesaj vije te kuqe. Ne 8 janar me vjen trup ta them dhe eshte mjerim se ish miq e bashkepunetore tane drejtuan nje sulm fizik kundra nesh.
A e dini se brena turmes ne vijen e pare te mercenareve te paguar qe shqyenin dyert kane qarkulluar lista me emra te vecante deputetesh qe duhet te lincoheshin fizikisht brenda godines ? Pra rrezik ka qene jo vetem godina por dhe jeta e disave ketu brenda. Ata qe i sollen te dyert e godines ishin miqte tane te nje jete ,si mund ta lejonin ata kete dhe aq me teper si mund ta lejojne sot pa u distanciar prej saj. Ate dite Zoti e beri qe ne godine te mos kishte viktima .
Xhemal Gjunkshi, ish deputet (ushtarët shqiptarë në Afganistan e njohin shumë mirë)
Sulmi i dhunshëm i protestës që ishte përgatitur për të shkaktar gjakderdhje vuri në rrezik jetën e gjithsecilit që ndodhej në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike dhe të vetë anëtarëve që morën pjesë në protestë. Sytë tanë nuk do ta harrojnë kurrë urrejtjen dhe barbarizmin e datës 8 janar, ku një grup njerëzish ofendonin, qëllonin e bërtisnin. Foltorja e organizuar gjoja për demokratizimin e partisë, për hapjen e partisë etj., ishte e paligjshme që në embrion, në kundërshtim të plotë me Statutin (Kushtetutën e Partisë Demokratike). Sali Berisha dhe të gjithë përkrahësit e tij, me grupin nismëtar nuk njihnin Kryetarin e Partisë, Kryesinë dhe strukturat drejtuese të Partisë. E gjitha kjo ishte një grusht shteti brenda Partisë, dhe këtë e beri de facto me Kuvendin ilegjitim të 11 Dhjetorit dhe de jure me referendumin e 18 Dhjetorit. Gjatë gjithë këtyre muajve atyre u është lënë terren i lirë për të manipuluar demokratët.
Ferdinand Xhaferraj, deputet:
8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj.
Jorida Tabaku, deputete:
Vetëm dikujt që nuk i bëhet më vonë për PD mund të urdhëronte sulmin kundër saj. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtuar për Partinë time, tek e cika aderoj që në moshën 16 vjeçare.
Orjola Pampuri, deputete:
Jam e bindur që asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi nuk mund t’i përfaqësonin pamje të tilla si ato të djeshmet, të sulmit mbi selinë e PD, ndaj dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Edhe ju që sot ende nuk e keni kuptuar, jam e bindur që në një të nesërme koha do t’ju qartësojë gjithcka.
m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












