Lulzim Basha ofron vetem diversitet në PD, një ditë para protestës së demokratëve për largimin e tij

Shares

Lulzim Basha ka urdhëruar sot të mos mbahet protesta duke ofruar për kundërshtarët e tij në mazhorancë brenda PD se mund të ketë përplasje mendimesh, liri shprehje, liri zgjedhjesh dhe garë, shumë pak këto në raport me çfarë kërkojnë shumica e verifikuar  e demokratëve.

“Tani situata është e qartë.
Përplasje mendimesh po.
Liri shprehje po.
Liri zgjedhjesh dhe garë po.
Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.
Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.

Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.
Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.
Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit”, deklaron Basha.

Në vijim Basha thotë se PD ka marrë të gjitha masat në lidhje me protestën e nesërme.

“PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë  vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj.
Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.
PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp”, thotë Basha.

Në fund Basha thotë se është i hapur për ndryshime në përgjigje të debatit, kundërshtimit brenda PD.

“Demokratëve, mbeshtetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundështarëve dhe rivalëve  të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së.
Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,
jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.
Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike!”, theksoi Basha.

Ashtu si më herët Basha tha se protesta është një ngjarje antiamerikane. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...