Mësohen detaje se si u qëllua Vincens Piroli

Shares

Mësohet vendi ku u qëllua këtë mbrëmje Vincens Piroli, një 34 vjeçar nga Kurbini.

Ai ka qenë duke ecur në këmbë në Urën e Bunës kur është qëlluar me pistoletë me silenciator ndërsa plumba e qëlluan atë në bark.

Megjithatë ai ia ka dalë të telefonojë familjen për t’i thënë të kenë kujdes.

MË HERËT/ Vincens Piroli, 34 vjeç, është plagosur në rrethana të paqarta me armë zjarri. Ai u soll me një makinë tip ford në spital ndërkohë që ende mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes dhe vendi i ngjarjes. Besohet se është qëlluar me tre plumba në Lezhë apo në Shkodër, ndërkohë që vet ai ka refuzuar të japë detaje.

Vinçens Piroli është një emër i njohur nga policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Pak muaj më parë, në tetor të 2021, i riu është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, pasi akuzohet se bashkë me Dorian Lalën kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...