Enigmat e plagosjes së Vincens Pirolit nga Kurbini, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shares

Foto ilustruese
Vincens Piroli, 34 vjeç, është plagosur në rrethana të paqarta me armë zjarri. Ai u soll me një makinë tip ford në spital ndërkohë që ende mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes dhe vendi i ngjarjes. Besohet se është qëlluar me tre plumba në Lezhë apo në Shkodër, ndërkohë që vet ai ka refuzuar të japë detaje.

Vinçens Piroli është një emër i njohur nga policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Pak muaj më parë, në tetor të 2021, i riu është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, pasi akuzohet se bashkë me Dorian Lalën kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017.

Detajet e policisë:

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...