VIDEO/ Video e zyrtarëve serbë të ministrisë së Brendshme trondit Ballkanin, thirrje për masakra kundër joserbëve si në ‘90-ën

Shares

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë e kaluan fundvitin duke pirë dhe kënduat këngë ultranacionaliste kundër qytetarëve me etni tjera të këtij shteti.

Ata ishin nga Sanxhaku ku jetojnë shumë boshnjakë dhe shqiptarë ndërsa thërrisnin ‘O Pazar, Vukavari i ri’, këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së Sllobodan Milloshevic.

Së fundmi ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili shkruan se këngët e policive të Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Po ashtu ka reaguar edhe Presidenti serb, Vuçiç, i cili ka qënë ministër informacioni në kohën e masakrave serbe mbi boshnjakët.

Nuk i pashë të gjitha detajet, aq sa lexova… Është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre dhe po aq sa imi dhe sa i shumve prej nesh, se ata do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur. I takon policisë të ndërmarrë veprime të përgjegjshme”, tha ai.

Megjithatë, ai i bën përgjegjëse edhe mediat kroate, të cilat e publikuan lajmin. Bile, me pamje.

“Është më mirë të mos komentojmë për mediat kroate, sa i përket marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve, duhet të kuptojmë se nuk mund të jetojmë dhe të mbijetojmë pa njëri-tjetrin dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë”, tha ai para gazetarëve.

“Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Unë u bëj thirrje njerëzve të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, ashtu siç i kërkoj boshnjakëve që të kujdesen për fqinjët e tyre serbë”, tha Vuçic. r.r

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...