Shoferi i kompanisë Banaking Hasan Saliaj është nën dyshime të forta nga policia dhe hetimi pasi ka njoftuar policinë gati 10 orë pasi disa të panjohur i kontrolluan konteinerin që mbante një sasi kokaine bashkë më bananet e ardhura nga Ekuadori.
Shoferi në vend që ta raportonte ngjarjen, sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se I ishin shpuar dy goma. Për ti ardhur në ndihmë, në Romanat ka shkuar shoferi tjetër Gëzim Kalaja. Pasi janë ndërruar gomat, Saliaj e ka çuar kamionin në kompani.
Kur policia ndërhyri, zbuloi se në 7 arka ishin fshehur në pjesën e poshtme të tyre, 100 pako me lëndë narkotike kokainë. Kontejneri me banane kishte ardhur nga Ekuadori, në Italia autoritetet kishin konstatuar se i mungonte plumbcja. Pasi e kanë ndërruar, kontejneri ka vijuar rrugën për në Shqipëri, deri në ambientet e kompanisë Bana King, ku dhe u zbulua droga. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












