Big Mama lë shtëpinë e Big Brother. Debati që shkaktoi konfliktin me Antonelën

Shares

Këngëtarja Besiana Kasami ose “Big Mama” vendosi të dalë nga “Big Brother VIP” pas sherrit me Antonela Berishën, një tjetër konkurente.

Drejtuesja Arbana Osmani i kërkoi që të qetësohej dhe ta rimendonte kërkesën për të shmangur konfliktet, ka dalë pa i takuar banorët e tjerë të shtëpisë.

I gjithë sherri mes dy banoreve ka nisur për një temë si bërja e dhuratave për njëri-tjetrin për vitin e ri.

Big Mama ka shkuar në dhomën e rrëfimit, aty edhe ka shprehur vendimin e saj për largimin nga shtëpia.

“Ajo do të më degjenerojë ajo të më ulë para shqiptarëve dhe të më thotë se e kam sharë serbisht. A është reality show? Epo ky është fjalori im. Ti Arbana a shan ndonjëherë… E shaj para miliona shqiptarëve shqip dhe nuk ma ndjen. Unë do dal sonte! Unë ku pështy nuk lëpij. Me atë idiote nuk rri më,”u shpreh në dhomën e rrëfimit Big Mama.

Debati që çoi në konflikt:

Antonela: Jeni si ujqër ju përballoj të gjithëve

Iliri: Ti zë emrat e të gjithqëve në gojë

Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën, ti më ke sharë në serbisht, ke folur ulët. Më ke sharë serbisht!

Big Mama: Ti je legene. Ti je idiotja më e madhe në këtë botë. E kapi prej flokësh dhe e nxjerr jashtë. Ti je e pamoralshme, të gjithë e mendojnë këtë dhe asnjë nuk ta thotë. Qepe moj gojën. Ti ke bërë famë kot. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...