Ina Zhupa, Kallezim penal per fotomontazhet politike, ja për çfarë bëhet fjalë

Shares

Ina Zhupa tha se ajo ka bërë kallëzim penal per fotomontazhet politike. “Nuk me trembni dot as mua, as demokratet. Beteja per te ardhmen edhe me e forte!”, thotë Zhupa. Bëhet fjalë për një ‘bisedë’ me sms për pagesën e një delegati në kuvendin e thirrur nga selia më 18 dhjetor. Zhupa u vu në shënjestrën e demokratëve që mbështesin Rithemelimin pasi pranoi të lexonte emrat e ‘delegatëve’ që sipas selisë kishin firmosur për thirrjen e kuvendit. Ana tjetër e konsideron se firmat dje emrat ishin të falsifikuar dhe Zhupa i publikoi zyrtarisht duke gënjyer, sipas tyre.

Deklarata:
Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.

Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim!

Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i derguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rëne pre e këtij montazhi dhe falssifikimi të turpshëm!

Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtesise abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Cdo profil personi qe qarkullon këtë shperndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur.

Nderkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njejten pergjigje: Kallezim Penal!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...