Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në grupin negociator rë qeverisë me BE. Rama ka emëruar 15 zv/ministra si përgjegjës për kapituj të ndryshëm të negociatave.
Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm dhe Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, u caktuan bashkënegociatorë përgjegjës për kapitullin 24.
Po ashtu, Megi Fino, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, negociatore përgjegjëse për kapitullin 31; Adela Xhemali, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 4, 32 dhe 33.
Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë u caktua negociator përgjegjës për kapitujt 1, 2, 3, 6, 7, 20 dhe 30 si dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19, 28; Vasilika Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, negociatore përgjegjëse për kapitujt 16 dhe 29.
Po ashtu, Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin 15; Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, negociatore përgjegjëse për kapitullin 25; Nina Guga, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, negociatore për kapitullin 26; Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e dytë në Bankën e Shqipërisë, negociatore përgjegjëse për kapitullin 17.
Të tjera shtesa në vendim janë: Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, negociatore përgjegjëse për kapitullin 22; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, negociatore përgjegjëse për kapitujt 14 dhe 21, dhe bashkënegociatore përgjegjës për kapitullin 10; Denada Seferi, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkënegociatore përgjegjëse për kapitujt 19 dhe 28; Mirlinda Karçanaj, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, bashkënegociatore përgjegjës për kapitullin 10; Albana Koçiu, drejtore e Departamentit të Administratës Publike, negociatore përgjegjëse për reformën në administratën publike. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












