Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi.
Prokuroria ia ka përcjellë sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Në vijim KQZ do të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.
Tom Doshi është kryetar i PSD dhe ndërkohë kandidoi në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Pas votimeve ai hoqi dorë nga mandati i deputetit. Doshi është i shpallur non grata nga SHBA. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












