Pezullohet shefi i komisariatit të Korçës dhe 5 oficerë të tjerë

Shares

Janë pezulluar nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli.4 të tjerët janë punonjës të qarkullimit.

Prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë ndërsa gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra.

Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...