Një person është vrarë me armë zjarri në Peqin. Mësohet se viktima është gjetur në lagjen Çezmë, afër lumit Shkumbin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë që kanë nisur hetimet mbi rastin.
Nuk dihet ende identiteti i 45-vjeçarit dhe rrethanat se si ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












