Detajet e reja, vdekja e 4 turistëve rusë në pishinën dimërore dhe jo në sauna, dyshohet klori ose helmimi nga ushqimi në Maqedoni apo Librazhd

Shares

4 familjarët, turistë nga Rusia janë gjetur të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dhe jo në saunë, siç u raportua më herët, rapoeron news 24.

Policia dhe Prokuroria po kryejnë hetime të detajuara për vdekjen e katër familjarëve rusë. Për momentin, policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista, ku më e mundshmja është ajo e asfiksisë, për shkak të klorit. Rusët kanë gjetur vdekjen në pishinën dimërore dhe dyshohet se përqendrimi i klorit ka qenë shumë i lartë, duke bërë që ata të asfiksohen dhe të gjejnë vdekjen. Megjithatë, prokuroria po heton edhe mundësinë e helmimit të tyre, pasi ata kanë qenë një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, ku kanë ngrënë, dhe më pas kishin ndaluar edhe në Librazhd, ku kishin ngrënë sërish, për të ardhur më tej në Qerret, ku nuk kanë ngrënë në hotel”, raporton news 24.

Raportohet se janë marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë, si dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. Procedura e hetimit po ndiqet dhe nga punonjës të ambasadës ruse në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...