Serbët, protestë para ambasadës shqiptare dhe amerikane në Beograd

Shares

Një grup protestuesish ekstremistë nacionalistë në Serbi, kanë protestuar përpara para ambasadës së SHBA dhe asaj shqiptare në Beograd duke bërë thirrje nacionaliste, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.

Sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona.

Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë, duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen nesër në Kosovë. Përveç këngëve për Kosovën, ata shpërthyen në fjalë fyese për shqiptarët.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...