Me rastin e 126 vjetorit të lindjes së Mbretit Zog I, në mjediset e Oborrit Mbretëror Shqipëtar u zhvillua një ceremoni, ku Princi i kurorës së Familjes Mbretërore, ka vlerësuar dhe dekoruar z. EkremSpahiu, duke i akorduar “Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut” me motivacionin:
“Për përkushtimin e paçmuar kundrejt Familjes Mbretërore, trashëgimisë monarkike dhe figurës së Mbretit Zog, të shprehurpërmes një veprimtarie të gjatë dhe efektive në rrafshin politik, publicistik dhe shtetëror, si edhe duke kontribuar në mënyrë tëpandërprerë në rehabilitimin, përkujtimin dhe integrimin e kategorive shoqërore, që padrejtësisht janë ndëshkuar për besimin e tyre në idealin mbretëror dhe në institucionet monarkike“.
Të pranishëm në këtë ceremoni dekorimi ishin drejtuesit kryesorndër vite, të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, që kanë qenëpërfaqësues të PLL në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe vendor.
Ekrem Spahiu në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen më të thellë ndajPrincit Leka për vlerësimin dhe dekorimin, por “Urdhërin Mbretërortë Skënderbeut” ua dedikoj të gjithë të pranishmëve në sallë dhe mbarë legalistëve për rezultatet e arritura, që u rënditen në motivacion. m.k



/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














