Ekonomia ne krize, Jorida Tabaku sjell treguesit e FMN: Qeveria po varferon qytetaret per te pasuruar klientet

Shares

Ekonomia ne krize, ndërkaq deputetja e PD, Jorida Tabaku sjell treguesit e FMN. Qeveria po varferon qytetaret per te pasuruar klientet, deklaron ajo.

Postimi i Tabakut:

Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN

Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.

Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.

Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë.

Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.

Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Më e rënde situata me shqiptarët që do të oaguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!

Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP.

Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.

Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.

Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhruave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.

#FMN #IMF #Ekonomia #shqiperia #tirana #PD #opozita #fiskale #taksat #PPP #korrupsioni #inflacioni #cmimet #transparenca #pandemia #termeti #PBB #parlamenti #shpenzimet #ardhurat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...