Basha me roje nga Garda, reagon PD: Rama shpërndau lajmin, vendimi u mor në vitin 2007

Shares

PD ka reaguar pas lajmit se kreu i PD, Lulzim Basha do të ruhet nga Garda e Republikës. Në një njoftim thuhet se ruajtja nga Garda e kreut të opozitës është një vendim i marrë që më 2007 dhe jo sot.

Reagim i Partisë Demokratike:

Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar.

Më poshtë është ajo pjesë e vendimit që u mor nga qeveria sot dhe paragrafi që shpall të pavlefshëm vendimin e 2007, që ngjan të jetë pothaujse i njëjtë me atë të sotmin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...