Rama bën zëvëndësministër gazetarin e televizionit, 3 emërimet e reja në qeveri

Shares

Kryeministri Edi Rama ka emëruar zv/ministër Bujqësie një gazetar. Ai është Enio Civici, moderator emisioni në Scan tv, një tv me natyrë ekonomike.

Ndërkaq pas 8 vitesh në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sot është marrë vendimi për t’u liruar nga posti i zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri.

Në vendin e saj, qeveria ka emëruar Denada Seferin.

Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Kjo e fundit ka përgëzuar Ramën për emërimin e saj në ministri. “

Një falënderim të sinqertë Kryeministrit Rama për emërimin në detyrën e zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit.

Ndihem e vlerësuar dhe e motivuar që do të jem pjesë e ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ekip i drejtuar me përgjegjësi, përvojë dhe energji nga ministrja Mirela Kumbaro, dhe e shoh dhe ndiej si përgjegjësi këtë detyrë të lartë, me përkushtimin për të bërë për Turizmin dhe Mjedisin atë që Qeveria e re, me mandatin e fituar prej votës së shqiptarëve, është zotuar të bëjë në këto 4 vite”, shkruan Bello.

VENDIMET E QEVERISE

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Tetor 2021: 

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...