Shqipëria shton sërish borxhin, 700 milionë euro hua në tregjet financiare

Shares

Qeveria shqiptare do ti drejtohet tregjeve ndërkombëtare për marrjen e një Eurobondi të ri, lajmëroi sot Delina Ibrahimaj ministre e Financave dhe Ekonomisë.

“Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi i bondit në rritje, ndaj kemi krijuar qëndrueshmëri. Do të jemi gati të dalim në treg që në fillim të muajit nëntor. Jemi duke ndjekur procedurat dhe të jemi gati për të emetuar eurobondin, kur normat e interesit në treg janë të ulëta. Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të mbështetjes buxhetore, për arsim, shtangësinë, për gjithë projektet. Ajo do të përdoret edhe vitin tjetër për të garantuar mbështetje buxhetore.”

Për herë të parë Shqipëria në vitin 2010 nisi marrjen e Eurobondit  me vlerë 300 milion euro për shlyerjen e borxhit të rruhës së Kombit.

EUROBONDET NDËR VITE

2010- 300 Milion Euro

2015- 450 Milion Euro

2018-500 Milion Euro

2020- 650 Milion Euro

2021-500-700 Milion Euro a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...