Alarmi nga FMN, për PPP-të, Arbi Agalliu: Pas PPP-ve, fshihen aferat korruptive të qeverisë

Shares

“PPP-të brenda vitit do të arrijnë në 50 përqind të PBB”. Ky është alarmi i lëshuar nga FMN, ndërkohë që ka reaguar Sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu. Pas PPP-ve, fshihen aferat korruptive të qeverisë, deklaron Agalliu.

Deklarata e Agalliut:

Tjetër goditje nga institucionet ndërkombëtare për Qeverinë dhe pikërisht nga FMN i cili thekson saktësisht se:

“Rritja e shpejtë e stokut të Partneriteteve Publike Private (PPP) që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% vitin 2018 kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP).

Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020.

Ka mungesë në transparence mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme.”

Kjo tregon edhe njëherë atë që Partia Demokratike ka thënë dhe denoncuar prej kohësh, abuzimin dhe aferat korruptiv që fshihen pas PPP-ve.

Edhe gjatë takimit të zhvilluar pak ditë më parë me përfaqësues të FMN-së ndamë këto shqetësime të cilat mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...