Mësohet emri i të plagosurit në Komunën e Parisit, Redi Balla.
Në fakt identiteti i tij ende nuk është verifikuar nga policia.
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një informacion zyrtar.
Paraprakisht raportohet se një 22 vjeçar është qëlluar brenda në makinën e tij. a.b
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












