NDALOHET NDESHJA SHQIPËRI-POLONI/ Tifozë! Vetëm një shishe po hodhët, i dhuruat ndeshjen polakëve

Shares

Ndeshja Shqipëri-Poloni është pezulluar disa minuta si pasojë e një gjesti të papërgjegjshëm që ndodhi në fushën e lojës.

Polakët kanë kaluar në avantazh në minutën e 77 kur Swiderski realizon në portën e kuqezinjve, ndërsa hidhen sende të forta në fushë dhe gjyqtari ndërpret ndeshjen.

Në një goditje këndi për polakët, disa tifozë qëlluan me shishe uji drejt lojtarit të Polonisë duke bërë që gjyqtari Klerment Turpin të ndalë lojën.

Francezi iu drejtua menjëherë zyrtarit të FSHF-së, Lusin Nurishmit duke paralajmëruar për rastin e ndodhur, pasi nëse do të përsëritej sërish do të merreshin masa duke e ndërprerë ndeshjen.

Në ‘’Air Albania’’ ndodhen të pranishëm 22 mijë tifozë në një rekord për këtë stadium.

Ndërkohë është marrë vendimi. Gjyqtari do të ndërpresë ndeshjen vetëm nëse një shishe e vetme hidhet në fusjën e lojës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...