Iraku thotë se ka arrestuar sot financierin e ISIS, Sami Jasim al-Jaburi, pas një operacioni kompleks të zhvilluar nga Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare të Irakut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Mustafa al-Kadhimi përmes një postimi në Tëitter.
Ai shkruan se al-Jaburi është arrestuar në kufi por pa dhënë një vendndodhje specifike. Më tej ai shton se Jasim njihej gjithashtu me emrin Haxhi Hamid, dhe ishte nënkryetari i Shtetit Islamik.
SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.7 milion £) për informacionin që çoi në kapjen e tij.
Faqja e internetit e “FBI’s Rewards for Justice” pretendoi se ai ishte “instrumental në menaxhimin e financave për operacionet terroriste të [IS]” dhe kishte mbikëqyrur “operacionet e gjenerimit të të ardhurave nga grupi nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, antikave dhe mineraleve”.
Zyrtarët irakianë po e përshëndesin kapjen e Sami Jasimit si një goditje të rëndësishme për Shtetin Islamik.
Operativi i nivelit të lartë të IS-it besohet të ketë qenë jo vetëm përgjegjës për financat e grupit, por edhe për operacionet e tij ndërkufitare në Siri dhe Irak, ku vazhdon të sulmojë bazat e policisë dhe ushtrisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











