Berisha paralajmëron protesta të mëdha kundër qeverisë në foltoren e Elbasanit

Shares

Në foltoren me demokratët në qytetin e Elbasanit, ish kryeministri Berisha ka paralajmëruar protesta të mëdha,

Me tone të ashpra, ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë se “kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur aty ku e meriton”.

Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur aty ku e meriton.

Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se ne jemi shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë sesa hanë  qytetarët e vendeve të BE, ata paguajnë naftën për shkak tendin njëlloj si qytetarët e Zvicrës, të cilët kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro, kundrejt 400 euro që marrin shqiptarët.

Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne do ngrihemi në këmbë. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që besojmë tek liria dhe si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në 90. Ndaj dhe ftoj demokratet të përgatitemi për një betejë deri në fitoren tonë të plotë dhe fitoren e merituar”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...