Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka shpallur sot në kërkim ndërkombetar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pasi përfundoi të gjitha procedurat.
Policia e Tiranës u përgjigj me një shkresë zyrtare SPAK-ut ku e informonte se ish-Kryeprokurori Llalla nuk është gjetur edhe pas ka bërë verifikimet me metoda speciale. Ajo i kërkoi SPAK-ut të niste procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.
Për Llallën është firmosur një urdhër arresti më 22 shtator, ditën kur Apeli i dha formë të prerë vendimit të dënimit të tij me 2 vite burg, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria më 9 shtator.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ai është larguar nga Rinasi në drejtim të Italisë, por nuk dihet se cili ka qenë destinacioni i tij përfundimtar. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












