Pas pesë ditësh në gjendje kome ka ndërruar jetë kryekamarieri i një kompleksi në Elbasan, i cili u godit nga një klient, raporton gazeta Panorama.
Gazment Kurmaku 50 vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës.
Kurmaku u qëllua pas një debati që nisi për një tavolinë të rezervuar në restorantin ku punonte 50-vjeçari.
Erjon Llapushi është personi që e qëlloi pasi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome prej 5 ditësh. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











