EMRI/ Dalin fotot e shqiptarit të vrarë në Athinë, menaxher lokali, mik me këngëtarë e artistë shqiptarë

Shares

I riu i cili u qëllua me 4 plumba një natë më parë në një lokal në Athinë, është i njohur në rrjete sociale me emrin Keli Dejavu dhe është me origjinë nga Tepelena.

Mësohet se 39-vjeçari ishte menaxher i lokalit “Dejavu” në Athinë, prej së cilës ka vendosur dhe emrin në rrjete sociale. I riu kishte shumë miqësi me këngëtarë shqiptarë të cilët i ftonte herë pas here të performonin në lokalin në Athinë.

Disa orë përpara se të ekzekutohej, 39-vjeçari ka qenë duke drekuar me miqtë e tij në një lokal në Athinë ku performonte për shqiptarët këngëtari Renato Jaho.

Autorët kanë qenë duke lëvizur me një mjet ti “Toyota Yaris” dhe kanë hapur zjarr ndaj 39-vjeçarit. Ai është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe në pjesën e barkut. Keli është arrestuar më parë për trafik droge, raportojnë mediat greke. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...