Arrestohet ish këshilltari i Edi Ramës

Shares

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili u arrestua pasditen e së premtes në qytetin Batumi sapo u kthye në vendin e tij pas tetë vjetësh.

Saakashvili shërbeu si këshilltar i kryeministrit Rama kur erdhi në pushtet më 2013. Ai qëndroi disa kohë më Tiranë dhe këshilloi kryesisht në fushën e reformave.

Ndërkohë një video që qarkullon në internet tregon Sakshvili duke e nxjerrë nga makina me pranga në duar, i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.

Saakashvili pro-perëndimor drejtoi vendin e Kaukazit nga viti 2004 deri në vitin 2013, por më vonë u dënua në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon.

Në vitin 2018, Saakashvili u dënua në mungesë për shpërdorim detyre me gjashtë vjet burg. Ai u kthye në Gjeorgji para zgjedhjeve të rëndësishme që do të mbahen në atë vend të shtunën, 2 tetor 2021.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...