“Pandora Papers”, edhe një politikan shqiptar dhe 13 kompani shqiptare

Shares

Mes 336 politikanëve të publikuar nga Pandora Papers” është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.

Emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale ende nuk është zbuluar. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...