DEKRETIMI/ Vajza e Kadaresë rikthehet ambasadore në UNESCO në Paris, Ferit Hoxha ambasadori shqiptar i ‘Këshillit të Sigurimit’

Shares
Ferit Hoxha

Presidenti i vendit Ilir Meta dekretoi sot emërimin e 3 ambasadorëve me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg.

Besiana Kadare që sapo u largua nga ambasadore në OKB, u emërua në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Ferit Hoxha, u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinioneve të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturat e propozuara, përcjellë nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 29.09.2021, ka dekretuar, disa emërime të disa Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

–  Zoti Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

–  Zonja Besiana Kadare, u emërua në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

–  Zoti Ferit Hoxha, u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...