Gjykata jep vendimin për ish drejtorin e Aluiznit në Berat. Sa është dënimi

Shares

Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit dënoi sot me 1 vit e 8 muaj burgim ish drejtorinë e Aluiznit në Berat. Ndërkohë që një tjetër zyrtare po e Aluiznit në Berat, Xhesika Toto u dënua me 1 vit e 4 muaj.

”Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Ervin Nelaj për vepren penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 259-25 të KP dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406, pika 1 të KPRP, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit, për shkak të aplikimi të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 vit e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të masës së caktimit të masës së sigurimit datë 26.01.2021 dhe kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në bazë të neit 35/1 të KP i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Xhesika Toto për vepren penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 259-25 të KP dënimin e tij me 2 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406, pika 1 të KPRP, të pandehurës i ulet 1/3 e masës së dënimit, për shkak të aplikimi të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita që vendimi të ketë marë formë të prerë dhe kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në bazë të neit 35/1 të KP i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh, thuhet në vendimin e gjykatës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...