Dhimitër Gjoka, nderim të lartë nga Presidenti shqiptar

Shares

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot me titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin dhe moderatorin e lajmeve në disa televizione, Dhimitër Gjoka.

“Folësi, gazetari, regjisori dhe moderatori i mirënjohur Dhimitër Gjoka është një personalitet dhe figurë shumë e dashur, prej dekadash, e ekraneve tona.
Me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, autor i dhjetëra skenare filmash, programesh dhe dokumentarësh, ai është referim për brezat e rinj, që synojnë suksesin në fushën e medias dhe televizionit.
I lumtur, që në praninë e shumë kolegëve të tij gazetarë, që ma propozuan me të drejtë këtë vlerësim, ta nderoja sot Dhimitër Gjokën me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”, thuhet në një postim të Presidentit Meta. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...