Shtëpia e më e famshme në Shqipëri “Big Brother Albania” po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj në fillim të tetorit.
Kësaj here banorët do të jenë vetëm figura publike, ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.
Personazhet e njohur do t’u nënshtrohen kërkesave të pazakonta, brenda një shtëpia gjigante nën dritën e projektorëve, dhjetëra kamerave dhe miliona syve përtej ekranit.
Dritat e shtëpisë ‘Big Brother’ do të ndizen në tetor kur dhe do të njihemi me personazhet e famshëm nga Shqipëria dhe Diaspora.
Top Channel ka publikuar disa pamje teksa bëhen rregullimet e fundit dhe shihen disa pjesë së shtëpisë me arredim modern dhe shumë ngjyra.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













