Përdorimi i makinave me qera, koperturë për luksin e Ramës, qeveria fsheh vlerën e qerasë së makinës luksoze

Shares

Kryeministri Rama u shfaq dje me një GMC luksoz para Presidencës ndërsa pamjet e tij bënë xhiro në rrjetet sociale.

Kjo solli reagimin e zyrës së kryeministrit e cila shpjegoi se makina është me qera, dhe se qeveria ka një kontratë më një kompani që jep me rentë makina.

Por ndërkaq zyra nuk bën transparente kontratën dhe as vlerën e qerasë sikur të jenë lekët e Lindës, si zakonisht.

Luksi i Ramës në jetën e përditshme tejkalon disa herë të ardhurat nga paga dhe pikturat. Ndërkohë pak çaste pasi ekspozoi luksin më udhëtim kërkoi nga qeveria modesto në shpenzime udhëtimi dhe dreka e darka.

Reagimi i qeverise:

“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi.

Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie.

Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.

Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...