Nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;
-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;
-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;
-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












